Zyrtarizohet çarja brenda vulës, Basha ngel me 8 deputetë

Zyrtarizohet çarja brenda vulës, Basha ngel me 8 deputetë

15:08, 19/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi, ka thirrur sot në takim deputetët me qëllim vijimin e agjendës për zgjedhjen e kryetarit të partisë së vulës, por jo në datë 29 korrik siç firmosën mbështetësit e Lulzim Bashës.

Por ndryshe nga sa ishin mbledhur herën e fundit, në këtë takim me Bardhin u paraqitën vetëm 12 deputetë, ku ra në sy mungesa e deputetëve që duan rikthimin e Lulzim Bashës si kryetar, duke zyrtarizuar në këtë mënyrë edhe çarjen e partisë së vulës.

Ky takim i deputetëve të partisë së vulës vjen pas dhunës së ushtruar në mbledhjen e 7 qershorit nga mbështetësit e Lulzim Bashës ndaj një grupi deputetësh që kundërshtonin procesin e zgjedhjes së kryetarit në 29 korrik.

Deputetët e pranishëm

Gazment Bardhi

Xhelal Mziu

Dashnor Sula

Bledion Nallbati

Andia Ulliri

Qani Xhafa

Dhurata Cupi

Ramadan Lika

Saimir Korreshi

Helidon Bushati

Zheni Gjergji

Lefter Gështenja

Deputetët që mungojnë:

Arbi Agalliu

Ferdinand Xhaferri

Flamur Hoxha

Ori Nebiaj

Jorida Tabaku

Kreshnik Çollaku

Flutura Açka

Merita Bakiu

Oriola Pampuri

Këto zhvillime të fundit tregojnë edhe njëherë farsën në të cilën Lulzim Basha ka futur partinë e vulës në një proces fals për zgjedhjen e kryetarit dhe për ti shërbyer deri në fund regjimit të Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco