Deklarata skandaloze/ Rama sulmon Kurtin: Do ta humbasësh Veriun

Deklarata skandaloze/ Rama sulmon Kurtin: Do ta humbasësh Veriun

11:34, 19/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama vazhdoi të sulmojë sërish kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke paralajmëruar se do ketë një republikë të re në Kosovë.

Rama vazhdoi qëndrimet e tij si ndërkombëtar, por këtë herë i tha Kurtit se do humbasë territorin e Kosovës.

Kryeministri shqiptar, që ruan marrëdhënie personale me presidentin serb, deklaroi se mund të rikthehet ftohja mes dy vendeve.

“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!

Nga ana tjetër nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova - sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës!

E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhtarë! Koha është tani dhe po fluturon!” shkruan Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco