Masakra elektorale në Kamëz/ Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e opozitës

Masakra elektorale në Kamëz/ Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e opozitës

11:10, 19/06/2023
A+ Aa A-

Zgjedhjet në Kamëz nuk do të ribëhen. Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë padinë e bërë nga koalicioni 'Bashkë Fitojmë'.

4 ditë më parë, Kolegji mori të njëjtin vendim edhe për ankimimin e “BF” për Bashkinë e Belshit.

Ndërkohë, në Rrogozhinë do të përsëriten zgjedhjet, pasi ankimimi i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' u pranua.

Opozita i ka denoncuar zgjedhjet e majit si një farsë elektorale, duke theksuar se në Kamëz u regjistrua një masakër zgjedhore.

Më herët ishte KAS që rrëzoi kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës. Koalicioni opozitar kërkoi marrjen e ekspertit të huaj ndërkombëtar për ekzaminimin e votimit elektronik në Bashkinë Kamëz.

Koalicioni kërkoi ekspertimin kompjuterik të çdo pajisjeje elektronike që është e pajisur me server për ruajtjen e të dhënave elektronike.

“Kjo të realizohet nga ekspertë të huaj të pavarur nga institucionet shtetërore apo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Për këtë nevojitet që pajisjet të ruhen në kushte të përshtatshme në gjendjen aktuale me qëllim mosndërhyrjen nga personat e paautorizuar si dhe të mirëruajtura nga agjentet atmosferike”, shprehej koalicioni në kërkesën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco