Vuçiç refuzon BE-në për takimin me Kurtin/ Shameti: Serbia ka qenë dhe është burimi i tensioneve

Vuçiç refuzon BE-në për takimin me Kurtin/ Shameti: Serbia ka qenë dhe është burimi i tensioneve

18:22, 18/06/2023
A+ Aa A-

Sokol Shameti gazetar, ishte i ftuar sot në ''Edicionin e Pasdites'' me moderatorin Bled Marku në Syri Tv, ku komentoi refuzimin e Vuçiç, për një takim me kryeministrin Kurti.

Shameti u shpreh se problemi i qeverisë Serbe, është qeveria Kurti, një qeveri që nuk bie dakort me gjithë kërkesat e Serbisë, madje dhe kur ato janë me ndërmjetësim ndërkombëtar. Sipas Shametit, Vuçiç është i frustruar dhe këtë frustrim ai shpreh me anë të refuzimit për takim, teksa thekson se Serbia ka qenë dhe është burimi i gjithë tensioneve.

Nuk besoj se kjo shpjegon distancën nga marrëveshja sepse kjo është qasja e përhershme e Serbisë sidomos që nga koha që në qeveri ka ardhur dikush që nuk i pranon gjithë kërkesat e Serbisë edhe nëse ato vijnë të shqiptuara anglisht ose me ndërmjetësim ndërkombëtar. Serbisë po i pengon shumë kjo qeveri , është ndoshta qeveria më problematike për Serbinë, ky refuzim përshkruan dhe ilustron frustrimin e Vuçiç dhe qeverisë së tij me Kosovën çka ndoshta duhet  lexuar si diçka pozitive pasi nëse do kishim një qeveri të Serbisë e cila e ka të gatshëm intelekutorin në Prishtinë, pavarësisht marrëzive që ajo bën atëherë  do duhet ta shikonim me pikëpyetje sjelljen e qeverisë hipotetike të Kosovës. Por ne kemi një qeveri e cila i ka hapur punë Serbisë dhe frustrimi shprehet edhe me anë të refuzimit nga ana e Vuçiç, për tu takuar , për të biseduar ose për të gjetur një zgjidhje. Në njëfarë mënyre për të menaxhuar krizën siç thotë Borell.

Eskalimi i veprimeve është bërë nga ana e Serbisë që dhe jo nga ana e Kosovës dhe po të shikoni gjuhën me të cilin flet faktori ndërkombëtar pavarësisht neutralitetit, qartazi këtu shpjegohet dhe thuhet çfarë kanë kuptuar perëndimorët në realitet. Kanë kuptuar që është Serbia ajo që realisht e ka eskaluar situatën,që ka injoruar kërkesën e vazhdueshme të këtyre javëve të fundit për ulje tensionesh , pavarësisht se një pjesë e medieve të Kosovës është munduar që ta paraqesë gjithë këtë me nota apokaliptike sikur gjithçka i adresohej qeverisë se Kosovës dhe sikur është ajo që po krijon tensione. Me këtë që po bën Serbia në fakt thjeshtë po i çjerr maskën vetes së vet, që në fund të fundit mendoj që nuk ka mbajtur ndonjëherë ndonjë maskë por ja ka vendosur një pjesë e medieve të Kosovës.

Po të shikoni komunikatën e policisë së Serbisë pas rrëmbimit të policëve shikoni që me arrogancë të plote thuhet se janë arrestuar në territorin  Serbisë, dhe nuk thuhet fare lokacioni . Pra duke qenë se Serbia Kosovën, e quan Serbi ata me arrogancë e pranojnë që kanë hyrë në Kosovë dhe i kanë marrë këta njerëz që ata i quajnë edhe terrorist, kështu qe është Serbia ajo që është burimi i tensionit dhe ka qenë kështu që në krye të herës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco