Këlliçi: Po pres Urdhrin e Psikologut për rastin Gjici, se 'u shqetësua' shumë nga posteri im

Këlliçi: Po pres Urdhrin e Psikologut për rastin Gjici, se 'u shqetësua' shumë nga posteri im

18:39, 16/06/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” që e humbi kreun e bashkisë së Tiranës në një luftë të pabarabartë me një qeveri që zotëronte dhe përdori të gjitha instrumentet e mundshëm kundër, ka sjellë në vëmendje të qytetarëve sot një prej tyre: përdorimin nga qeveria edhe të Urdhrit të Psikologut kundër tij në rastin e posterit me gishtin kundër korrupsionit.

Arsyeja pse Këlliçi e ka rikujtuar këtë moment është se pikërisht sot po shfaqet në të gjitha mediet, sociale, të shkruara, vizive, skena pornografike e kryebashkiakut socialist të Kukësit në zyrën e tij.

Me sarkazëm, Këlliçi shkroi në Fb: “Në pritje të reagimit të Urdhrit të Psikologut, të atyre që u shqetësuan shumë nga posteri i fushatës sime elektorale kundër korrupsionit. Rastin e Gjicit të Kukësit ende nuk e paskan parë mesa duket…” shtoi ai.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco