A do të arrestohet Gjici?! - Av. Gjokutaj: Ai i përket një force politike që e ka konsumuar boll gërmën P!

18:16, 16/06/2023
A+ Aa A-

Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka shpjeguar sot nga pikëpamja ligjore, se cilat janë pasojat për kryetarit e bashkisë së Kukësit, Safet Gjicit, pas shpërthimit të skandalit skandal dhe deri ku shtrihen ato.

A rrezikon Gjici, arrestim, në kushtet kur videoja e një marrëdhënieje seksuale në zyrën e shtetit është marrë tashmë nën hetim nga SPAK?

A mbart përgjegjësi dhe sa, Partia Socialiste, forca politike që e ka zgjedhur Gjicin, për këtë skandal që nuk është i pari në radhët e të zgjedhurve të saj?   

Avokat Gjokutaj u pyet nga gazetari Arnold Kariqi në SYRI TV.

Kariqi:  Z. Gjokutaj, rasti i ditës së sotme ,që është disi i përsëritur e i rëndë, çfarë tregon ai? Ku janë zyrat e shtetit tonë, në çfarë grade është degjenerimi?

Avokat Genc Gjokutaj: Ajo nuk quhet më zyrë e shtetit, ajo zyrë është kthyer në një shtëpi publike. Ky rast është i turpshëm, është një akt korruptiv moral i personit që e ka kryer. Unë e kam ndjekur nëpërmjet rrjeteve sociale. Është një nga aktet më të rënda që ka ndodhur kohët e fundit dhe të shohim se ç’do të ndodhë. Ne dimë vetëm atë akt të turpshëm në zyrë, në zyrën e pushtetit lokal, i saporizgjedhur në një nga rrethet e Shqipërisë siç është Kukësi, i cili për më tepër shquhet për traditat e tij morale, për familjen, për një opinion të shëndoshë shoqëror.

Nuk di ç’të them, rasti është shumë i rëndë. Rasti është shumë i rëndë dhe unë mendoj që dorëheqja e Gjicit është e detyruar; jo nga vetë ai, sepse ai nuk e ka atë nivel moral që të japë dorëheqjen. Duhet të jetë e urdhëruar, por gjithsesi ky është një akt i turpshëm që dënohet jo vetëm moralisht nga një opinion i tërë publik, por edhe nga ligji.

Ajo që është e rëndë është edhe cenimi i besimit të publikut ndaj zyrave të shtetit, posaçërisht ndaj kryetarit të bashkisë, i cili është zyrtari më i lartë por edhe më i afërt i halleve, i problemeve të njerëzve, përditë.

Imagjinoni, në zyrën e këtij kryetari të shkojnë  vajza apo gra për probleme të ndryshme që mund të kenë dhe në ç’zyrë shkojnë e me kë përballen dhe çfarë rriskojnë.

Kariqi: Në fakt, edhe ditën e sotme, në deklaratën e tij, kryebashkiaku i larguar i Kukësit, është kujdesur që të bëjë dhe pak politikë. E ka cilësuar si “kurth”, videon e sotme, pas një fushate dhe përballjeje  jo të lehtë me kundërshtarët e mi....

Avokat Genc Gjokutaj: Vjedhja, marrëdhëniet seksuale, shfrytëzimi i postit  janë krime që përjashtojnë çdo lloj forme volitive, pra neglizhencën apo vetëbesimin e tepruar apo dashjen indirekte. Këto bëjnë vaki vetëm me dashje direkte dhe absolutisht nuk mund t’i krijohet një kurth i tillë një zyrtari, kur ai në atë zyrë qëndron me integritet, respekton kontratën me zgjedhësit e tij. Pra, ky është një justifikim.

Unë e kam lexuar atë dorëheqjen e tij. E para, ai s’ka nivel njëherë ta bëjë atë lloj teksti kështu që kjo nuk i vlen askujt më tani. Dëmi është bërë, shikoni nuk ka më turp, në zyrën e shtetit, kryetari i bashkisë duke bërë seks oral me një femër. Tani hidhemi te pista ligjore.

Kariqi: Po, ka shkuar edhe SPAK, ka nisur procedimin penal. Cila është vepra penale që ka kryer Gjici?

Avokat Genc Gjokutaj: Që njera palë është kryetari i bashkisë, kjo dihet. Por, pozicioni, pozita shoqërore apo pozita në administratë e kësaj vajzës, përcakton edhe dispozitën mbi të cilën duhet të operojë SPAK-un. Unë e përgëzoj SPAK-un dhe SPAK-u, ja pra, na e vërtetoi që qenka në gjendje të fillojë edhe kryesisht çështje penale pa kallëzim të palëve apo të subjekteve të ndryshme në një rast të tillë dhe ka vepruar shumë mirë. 

Unë mendoj se nëse kjo vajzë do të jetë punonjëse e bashkisë, Safet Gjici do të përgjigjet për veprën penale të parashikuar nga Neni 105 “Shfrytëzimi i postit për të kryer marrëdhënie seksuale apo homoseksuale”, thotë ligji. Por, paraprakisht nga ç’kam dëgjuar në këto rrjetet sociale dhe nga një interesim sipërfaqësor me të njohur, më thonë që kjo kjo vajzë nuk është as nga Kukësi dhe nuk është punonjëse e bashkisë.

Kështu, ka shumë mundësi, nëse janë këto kushte dhe këto cilësi të kësaj shtetaseje, atëherë do të përgjigjet për dispozitën e Nenit 248 “Shpërdorimi i detyrës për përfitime seksuale”, por sigurisht që gjithmonë duhet që kjo marrëdhënie të kryhet kundrejt një përfitimi të ndërsjellë. Nuk e dimë cila është fabula e kësaj ngjarjeje por të presim të shikojë çfarë do të dalë nga hetimi i çështjes.

Kariqi: Mund të shkojë në arrestimin e tij, avokat?

Avokat Genc Gjokutaj: Por në të dyja mundësitë, do të thotë që në të dyja versionet, është ose njëra ose tjetra dispozitë. Tashti, për arrestimin...  Arrestimi lidhet gjithmonë me rrezikshmërinë shoqërore të personit dhe të veprës. Unë mendoj që këtu nuk flitet...Mendoj se nuk janë kushtet dhe kriteret për arrest. Ai është larguar menjëherë nga detyra. Do të merret në përgjegjësi penale.

Problemi është qëndrimi që duhet të mbajë forca e tij politike, sepse ky nuk është rasti i parë. Ai i përket një force politike që e ka konsumuar boll gërmën P, me pushtet e me para e me të gjitha , kështu që kjo është më e rëndësishme, sepse besimi i shtetasve tek shteti ka rënë dhe ky është një grusht tjetër i rëndë që publiku merr në raport me besueshmërinë që ai ka dhe duhet të ketë tek institucionet e tij përfaqësuese.

Kjo është shumë e rëndë dhe kjo është një përgjegjësi e drejtpërdrejt jo vetëm e personit që shfrytëzon postin e tij dhe krijon skena të tilla por është një përgjegjësi shumë e madhe e forcës politike që ai përfaqëson. e cila duhet të kalojë jo vetëm në filtër ligjor, por edhe në filtër moral, figurat përfaqësuese me të cilat shkon merr votat. Jo vetëm që garon në mënyrë të pabarabartë dhe siç e dini, me manipulime nga më të ndryshmet, por gjithë kjo katrahurë bëhet për subjekte të tillë. Shikoni, nuk ka më turp! Nuk ka më turp! Dhe kanalet pornografike do ta kishin zili një skenë të tillë./ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë në videon më sipër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco