SYRI TV/ Kreu i PDK, Memli Krasniqi flet për situatën në Kosovë: Zgjedhjet në veri, kokëfortësi e Kurtit

13:35, 16/06/2023
A+ Aa A-

Opozita e Kosovës bën fajtor kryeministrin Kurti për agravimin e situatës në veri të vendit. Gjatë një interviste për emisionin Kafe Shqeto në Syri TV, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur se zgjedhjet lokale në veri ishin kokfortësi e Albin Kurtit. Kreu i PDK ka deklaruar se veprimet e Kurtit po e penalizojnë Kosovën përballë ndërkombëtarëve.

SYRI TV

Kosova dhe Shqipëria janë në një krizë mes tyre. Lajmi është pranuar publikisht edhe nga lideri i opozitës kosovare, Memli Krasniqi. Në një intervistë për emisionin “Kafe shqeto” në syri televizion, kryetari I Partisë Demokratike të Kosovës, u shpreh se tashmë vendi, po përballet me një nga krizat më të vështira të dekadës,  madje po izolohet edhe nga shqipëria.

Pyetja e Falvios: A ka një krizë mes kosovës dhe shqipërisë?

PO……

Krasniqi është shprehur edhe më herët se anulimi I mbledhjes së dy qeverive shqiptare ishte një zhgënjim, që prishi një traditë 10 vjecare mes dy vendeve, ndërkohë që nuk I kurseu akuzat ndaj kundërshtarit të tij politik, albin kurti. Sipas kreut të partisë Demokratike të Kosovës, zgjedhjet në veri, nuk ishin gjë tjetër, vecse një kokëfortësi e kryeministrit të vendit.

Krasniqi: Jemi bashkë kundër serbisë, por jo maerikës, Zgjedhjet në veri të panevojshme…kokëfortësi e kurtit..

Duke e akuzuar Albin Kurtin se po shkatërron të gjitha marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë, Memli Krasniqi, e bëri atë përgjegjës për situatën kritike në të cilën ndodhet Kosova.

Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, Krasniqi bëri të ditur mundësinë e rrezikut për një përshkallëzim të situatës në Kosovë, ndërkohë që ka kërkuar vigjilencë dhe prani më të shtuar të trupave të NATO-s aty. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco