Kurti: KFOR të marrë përgjegjësinë dhe të urdhërojë Serbinë të lirojë policët

Kurti: KFOR të marrë përgjegjësinë dhe të urdhërojë Serbinë të lirojë policët

18:37, 15/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës ia ka faturuar përgjegjësinë KFOR-it për rrëmbimin e 3 policëve nga Serbia. Në deklaratë nga foltorja e Kuvendit kreu i qeverisë së Kosovës theksoi se është në pritje nga KFOR, që të marrë përgjegjësinë dhe të urdhërojë Serbinë për lirimin e 3 efektivëve.

‘Po presim të shohim sjelljen e Serbisë dhe reagimin e ndërkombëtarëve. Mbrojtja e vijës kufitare është përgjegjësi e përbashkët e policisë së Kosovës dhe KFOR. Në raste kur agresioni është në përmasa ushtarake, përgjegjësia e mbrojtjes kufitare duhet të ishte e KFOR për shkak të mandatit të NATO-s dhe përgjegjësisë që ka marrë në dakordimin e marrëveshjes me Thaçin. Ne jemi në pritje nga KFORI për të marrë përgjegjësinë për ushtrimin e funksionit mbrojtës  dhe të urdhërojë Serbinë që të kthejë në Kosovë policët e rrëmbyer’.

Sipas Kurtit dje u shkel pika 4 e marrëveshjes së Kumanovës e viti 1999 dhe KFOR nuk të kishte heshtur.

‘KFORI nuk duhet të kishte heshtur ndaj sulmit të rrëmbyer. Nëse e shndërron këtë heshtje në normë dhe nënshtrimi në ligj, atëherë të na e thotë hapur dhe ashtu do të mohojë një përgjegjësi ndërkombëtare’.

Kurti theksoi se rrëmbimi i 3 efektivë është agresion dhe hakmarrje ndaj institucioneve në vendit, çka tregon se Serbia udhëhiqet nga despotët e verilindjes dhe jo nga SHBA e BE.

‘Një polici që arreston një prej kapove të krimit të organizuar ka ngjallur panik dhe hakmarrje. Ajo që pamë dje ka ngjallur hakmarrje dhe agresion. Hakmarrja ndaj instrumentave të zbatimit të ligjit është tregues i udhëheqjes së Serbisë nga depsotët e verilindjes dhe jo nga BE dhe SHBA. Hakmarrje duhet të denoncohet hapur dhe të kundërshtohet me forcën e ligjit’.

Ai thekson se qeveria do të bëjë ç’është e mudnur që të lirojë policët, teksa njoftoi edhe takimin me ambasadorët dhe ka kërkuar reagim urgjent për këtë situatë.

‘Kam pasur bisedime me Escobar dhe ambasadori  dhe po vij nga një takim me ambasadorët ku ua kemi shpjeguar duke i informuar për ditën e djeshme dhe të sotme dhe tashmë kur po bëhen 30 orë t rrëmbimit të policëve kam shprehur protestën time për këtë heshtje dhe reagim urgjent. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmët cimeve në drejtim të Serbisë veturave pa traga dhe prangave plastike. Ata kanë dashur të lënë gjurmët publikisht bëhet fjalë për agresion me arrogancë. Synimi i tyre ka qenë që të dihet që ata ishin aty në atë kohë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco