SYRI TV/ Përkujtohet 51-vjetori i revoltës së Spaçit, ish-të përndjekurit kundër muzeut në Reps

15:23, 22/05/2024
A+ Aa A-

Në Mirditë është përkujtuar 51-vjetorin e revoltës së Spaçit. Kryebashkiaku Albert Melyshi në fjalën e tij është shprehur kundër ndërtimit të muzeut të burgut të Spaçit në fshatin Reps.

Sipas tij kjo është përpjekje për të larguar vëmendjen nga simboli i diktaturës. Ndërkohë që përfaqësues të lartë të opozitës kërkojnë shkëputjen nga e kaluara komuniste.

SYRI TV

Pas shoqatës së ish-të Përndjekurve Politik në Shkodër edhe Bashkia Mirditë është kundër projektit të Qeverisë për ndërtimin e muzeut të burgut të Spaçit në fshatin Reps.

Në aktivitetin e organizuar në 51-vjetorin e revoltës së Spaçit, kryebashkiaku i Mirditës Albert Melyshi thotë se ndërtimi i muzeut larg ish-burgut të Spaçit është një përpjekje për ta larguar vëmendjen nga ky vend simbol i diktaturës së egër komuniste, por nuk duhet lejuar diçka e tillë.

Përfaqësuesit e lartë të opozitës dhe ish të përndjekur politik kërkuan shkëputjen nga e kaluara komuniste si dhe dënimin e atyre personave që kanë bërë krime.

Burgu famëkeq i Spaçit në Mirditë do të mbahet mend gjatë në historinë e vendit tonë për vuajtjet që kanë përjetuar me qindra të dënuar.

Ndërkohë me 21 maj të vitit 1973 të burgosurit politik të Spaçit u ngritën në një revoltë antikomuniste që përfundoi pas disa ditësh me pushkatimin e disa prej të burgosurve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco