VIDEO/ Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë, Berisha: Iu mohua mandati kandidatit tonë

18:12, 15/06/2023
A+ Aa A-

Duke komentuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, me këtë vendim iu mohua mandati kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha.

I ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Berisha u shpreh se, nëse do të kishte gjykatë të paanshme do të kishte vetëm një vendim, qendra e votimit është e paligjshme dhe nuk mund të përllogaritet.

‘Defakto ju mohua mandati atij që i takonte me këtë vendim, sepse diferencën aty e bënte kutia e burgut, qendra e votimit në të cilin ishte ngritur pa asnjë vendim ligjor, të bazuar në ligjin dhe rregullat e ngritjes së qendrave të votimit.

Ngritja e kësaj qendre votimi u bë me bashkëpunimin mes kriminelit elektoral Ulsi Manja dhe kriminelit tjetër elektoral drejtorit të burgut, që është vjehrri i kandidatit të Rrogozhinës.  Ky burg, 5 ditë përpara ka pasur gjithsej 2 të burgosur dhe u mbush me transferime brenda javës që të krijohej diferenca.

Në këtë kontekst çdo gjykatë e paanshme do të kishte vetëm një vendim, qendra e votimit është e paligjshme dhe nuk mund të përllogaritet se përndryshe hajde vendosim kutitë në rrugë dhe të votojmë. Ekzistojnë rregulla ligjore për ngritjen e qendrave të votimit.

Me këtë vendim, ju mohua mandati që i takon opozitës’, tha kreu i PD-së, Sali Berisha në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco