Saiti në SYRI TV: 3 policët e Kosovës u arrestuan teksa po hanin bukë

17:20, 15/06/2023
A+ Aa A-

Gazetari i Syri TV Gazmend Saiti është shprehur se rrëmbimi i tre policëve kosovar në veri nga forcat serbe ka ndodhur befasisht, teska policët kanë qënë duke ngrënë bukë.

I ftuar në edicionin e pasdites me Arnold Karriqi në Syri TV, Saiti tregon se rrëmbimi i policëve nga serbët ndodhi në territorin e Kosovës.

Unë mendoj se  gjithë kjo që po ndodh ka të bëjë me presionet që po i shtohen Kosovës vazhdimisht. Rasti konkret i rrëmbimit të policëve ne territorin e Kosovës ka të bëjë me presionin ndaj qeverisë, konkretisht ndaj kryeministrit Kurti. Nuk dua të aludoj, mirëpo nga të dhënat të cilat janë publikuar deri tani  rezulton që tre policën e Kosovës janë arrestuar  me lidhëse plastike  dhe po ti shikoni më pas në fotografitë dhe videon ku transportohen nga xhandarët serb, transportohen me pranga metalike. Në rastin konkret lidhëse të tilla ku janë gjetur aty zakonisht i përdor KFOR për arrestime paraprake.

Në atë vend kanë qënë edhe duke konsumuar ushqim sepse kur kanë parë persona që po afrohen në drejtim të tyre kanë njoftuar qendrën. Këtu lind dhe dyshimi tjetër, policët mund të jenë dorëzuar nga dikush tjetër. Fillimisht janë arrestuar nga tjetërkush e më pas janë dorëzuar xhandarmërisë serbe. E gjithë dinamika ku është zhvilluar kjo gjë ka të bëjë me gjurmët e këpucëve  sepse secila nga ushtritë, edhe policia edhe ushtria e KFOR edhe xhandarmëria serbe  kanë një gjurmë të ndryshme nga njëra tjetra. Në rastin konkret vet kryeministri Kurti sot pas mbledhjes së kombëtarëve të sigurisë në Kosovë  deklaroi se gjurmët e ushtarëve të tjerë kanë shkuar deri në kufirin me  Serbinë .

Lidhëset plastike janë gjendur në vendin ku janë arrestuar policët  dhe më pas janë rrëmbzer nga policia, brenda territorit të Kosovës. E gjitha kjo do të ishte shumë e rëndë nëse këta tre policë të Kosovës që kanë qënë në kufi janë dorëzuar xhandarmërisë serbe. Në analizë rezulton që këashtu ka ndodhur. Se si do të jetë e vërteta kjo nuk ka për tu marrë vesh kurrë. Pse nuk do merret vesh?! Sepse edhe policët të cilët tashmë janë në burgun serb do të instruktohen për të mos treguar të vërtetën. Atyre do tu jepet një tekst përpara, do e mësojnë atë tekst përmendësh  dhe në momentin ku të rikthehen në Kosovë  deklaratat e tyre do të jenë ‘ ne u rrëmbyem nga xhandarmëria serbe, shkuam e kaluam me fuoristrada, kaluam gjykatën X e Y e më pas përfunduam në Beograd, atje na morën në pyetje për patrullimet tona’. Kjo gjë nuk ka ndodh realisht, sepse nëse ata do të deklarojnë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë atëherë do të ketë një skandal botëror sepse forcat paqëruajtëse janë ato të cilat duhet të sigurojnë perimetrin e kufirit të Kosovës, sidomos në pjesën ku tashmë ka edhe një konflikt të agravuar. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco