Bylykbashi: Rama po e vë në pozitë të vështirë Prishtinën!

Bylykbashi: Rama po e vë në pozitë të vështirë Prishtinën!

13:19, 15/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti Oerd Bylykbashi ka kërkuar që Kuvendi ta marrë seriozisht situatën në veri të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bylykbashi tha se interesi kombëtar është parësor, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se interesi i tij është zero.

“Sensibilitet më të lartë se ajo që po ndodh në Kosovë nuk ka. Nëse nuk reagon ky parlament për atë që po ndodh, çfarë po bën qeveria shqiptare? Interesi kombëtar shkruhet që në preambël. Kushtetuta na udhëzon të futemi në aleanca për mbrojtjen e interesit kombëtar. Dihet të kishim sot këtu kryeministrin, por ai nuk vjen  sepse interesi i tij për parlamentin është zero. Ai nuk e ndjen nevojë fare, duhet të jepte llogari për atë që i ka propozuar.Interesi kombëtar nuk është në lindje të Ukrainës, por në veri të Kosovës. Duhet të ishte këtu kryeministri sot, jo të kemi këtë situata, bosh vendet. Ne nuk jemi administrata publike e kryeministrit, por të zgjedhurit e qytetarëve. Çdo gjë tjetër është thikë pas shpine, Ky kryeministër, parlamenti është duke vënë në pozitë të vështirë Kosovës. Ne e dëmtojnë Kosovën në negociatë. Duhet t’i mbështesim dhe jo t’i vëmë në pozitë të vështirë”, tha Bylykbashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco