Flamur Noka: Koncepti i ‘Aktivistit’, kriminal! E bën punonjësin e shtetit militant partie

Flamur Noka: Koncepti i ‘Aktivistit’, kriminal! E bën punonjësin e shtetit militant partie

11:08, 15/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Flamur Noka ka theksuar gjatë ditës së sotme në Kuvend, se koncepti për aplikacionin “Aktivisti” është kriminal dhe e kthen punonjësin e shtetit në militant partie.

Noka është përplasur me Ministren për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi e cila hodhi poshtë këtë tezë, duke theksuar se ky aplikacion nuk ka lidhje me sistemet shtetërore dhe mund të aksesohet nga kushdo.

Debati: 

Noka: Zonja duhet të japë një sqarim nëse është aplikacion partie. 75 mijë punonjës të administratës janë punësuar. Këta punonnjës çfarë janë. A ka dijeni zonja që drejtorët ministrat i kanë terrorizuar punonjësit e shtetit për ta plotësuar me detyrim ose ndryshe të largohet nga vendi i punës në administratën shtetërore., Koncepti i Aktivistit është kriminal sepse bën një punonjësin e shtetit me militantin e partisë. Na tregoi zonja edhe për partitë simotra. Nëpunës civil si term është i likuiduar dhe mbetet vetëm në letra. Me rilindjen në pushtet është shndërruar në militant. Është gjë e thjesht të vish dhe të flasësh dokrra por termi DAP, administratë civile në Shqipëri është inekzistent.

Ekonomi: Unë raportova për aktivitetin e vitit 2022. Aktivisti nuk ka lidhje me sistemet shtetërore që administron DAP. Aktivisti nuk të kërkon pozicionin e punës. Mund të jesh edhe anëtar i PD dhe të hysh në Aktivist. Këto janë dy gjëra të ndara. Po të hysh në Aktivist e kupton shumë mirë që nuk ka asnjë lidhje me administratën publike.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco