Financial Times: Serbët e veriut paralajmërojnë kryengritje të armatosur

Financial Times: Serbët e veriut paralajmërojnë kryengritje të armatosur

20:12, 14/06/2023
A+ Aa A-

Gazeta e njohur britanike, Financial Times, në një raportim për situatën e tensionuar në Kosovë, thekson se Bashkimi Europian ka vendosur disa kufizime të rralla ndaj zyrtarëve kosovarë pasi nuk po marrin masa për të ulur tensionet.

Gazeta shkruan se situata është tensionuar ndjeshëm sidomos dy ditët e fundit.

“Protestuesit serbë dolën në rrugë të martën, në protesta që lanë tre policë të plagosur, pas arrestimit të një organizatorit të dyshuar të demonstratave të majit. Të mërkurën, Serbia duket se u hakmor duke arrestuar tre policë të Kosovës të ‘armatosur plotësisht’. Beogradi u ankua se ata kishin hyrë ilegalisht, ndërsa Prishtina e quajti një rrëmbim”, shkruan gazeta.

Ndërkohë, sipas gazetës, serbët lokalë paralajmërojnë një kryengritje të armatosur.

“Bisedimet diplomatike të nxitura nga aleatët perëndimorë arritën një marrëveshje paraprake në mars. Por zgjedhjet lokale të mëvonshme dhe tensionet e përshkallëzuara me shpejtësi e bënë atë marrëveshje të pazbatueshme, sipas serbëve vendas, të cilët zbulojnë se as Beogradi dhe as Prishtina nuk shohin interesat e tyre.

Një kryengritje e armatosur është gjithmonë në tryezë dhe situata është veçanërisht e pasigurt tani, sipas Milica Andriç Rakiç, një aktiviste e grupit lokal për të drejtat, Nisma e Re Sociale.

“Jemi në atë pikë,” tha ajo duke iu referuar mundësisë së një konflikti të dhunshëm. “Është vetëm çështje kohe kur të ndodhë. Mund të kishte ndodhur lehtësisht dje. Jemi në një pikë konflikti të mundshëm që do të jetë i vështirë të kontrollohet”,” shkruan gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco