VIDEO/ Rrëmbimi i policëve të Kosovës, Burimi: Serbia i ngriti gishtin e mesit perëndimit

19:23, 14/06/2023
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi e ka cilësuar ngjarjen e ditës së sotme ku u rrëmbyen 3 policë në veri të Kosovës nga forcat serbe si një ndër aktet më të rënda në Europë, duke thënë se në lidhje me këtë duhet të ketë një reagim të menjëhershëm nga kombëtarët në formë protestash.

Në një lidhje me Skype për “Task Force” me Sonila Meçon në Syri TV, Burimi është shprehur se me këtë akt sot Serbia ia ngriti gishtin Ramës  dhe gjithë perëndimit duke i treguar se nuk është një ‘tigër prej letre’ siç pretendon kryeministri shqiptar.

‘Është ngjarja më e rëndë në Europë, e ngjashme me prerjen e kabujve nën det të internetit nga Rusia.

Është një kuti pandore në marrëdhëniet ndërkombëtare, është një akt i jashtëzakonshëm. A e imagjinoni nesër po u urdhërua kjo që Rusia të shkojë të rrëmbejë kufitarë estonezë, apo finlandezë duke thënë që kanë hyrë në territorin tim kur kemi mijëra kilometra vijë kufitare.

Po ju garantoj që sot në darkë, ose nesër do mbushen artikujt e shtypit në Europë. Pres sot, jo reagim nga ndërkombëtarët, por pres reagim nga shqiptarët kudo që janë të mbushin sheshet, të shkojnë të protestojnë përpara ambasadave të Serbisë kudo që ndodhen.

Në Paris ne mobilizoheshim kur rrëmbehesh një ushtar izraelit nga palestinezët, bëhej çështje kombëtare. Në çdo bashki jepej fotografia e tij e madhe. T’i shohë që sot në darkë fotografitë e këtyre 3 heronjve, tre policëve republikanë që janë rrëmbyer është akt i tmerrshëm, duhej vënë alarmi.

Duhet sot të ndahen në dy kampe në Shqipëri ata që janë me Serbinë dhe ata që janë me Shqiptarët.

Sot Rama është në një pozitë tepër të vështirë. Sot Serbia i ka treguar Ramës gishtin e mesit, Ramës dhe gjithë perëndimit.

Ja pra, që nuk që ushtria serbe një tigër prej letre! Rrëmbyen njerëz, është akt piratërie, më i rëndë se një akt piratërie në det të hapur, është në tokën e shqiptarëve, është në Kosovë."

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco