Nesho: Vuçiç nuk shkëputet nga Rusia, perëndimi po sakrifikon Kosovën

18:34, 14/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço ishte ambasadori, Agim Nesho.

Nesho është shprehur se ndërkombëtarët kanë toleruar shumë padrejtësi ndaj Kosovës me qëllim që të afrojë Serbinë me perëndimin, por kjo nuk është një rrugë e zgjedhur nga Vuçiç i cili është i vendosur që të mos shkëputet nga Rusia.

"Ne jemi në një situatë që ndërkombëtarët kanë toleruar tashmë brenda një projekti të caktuar dhe përputhëm me analizën e zotit Hoxha. Dua të them që këtu nuk shikohet një komponent nga ndërkombëtarët që është reagimi i Vuçiç dhe qëndresa e tij në dy karrige. Vuçiç nuk do që të qëndrojë në dy karrige.

Vuçiç nuk do që të bashkohet me perëndimin dhe kërkon e do të provokojë në pafundësi për të aj lënë fajin europës, BE SHBA-së kryesisht nëpërmjet qeverisë së Kosovës e cila nuk po bën gjë tjetër veçse ruan dhe mbron sovranitetin që i takon. Kosova e ka fituar sovranitetin e saj sigurisht që është dhe një influencim i ndërkombëtarëve por mbi të gjitha e fituar me forcat e veta.

Në këtë rast ne shikojmë që ka një projekt që është kundër interesave të Kosovës, që  nga dita në ditë po formalizohet nëpërmjet Këshillit të Atlantikut është fondacioni Soros, Alex Soros i cili edhe pse nuk ka njohuri se si funksionon ballkani po i kërkon babait të tij besueshmërinë që i ka dhënë dhe perandorinë e parave.

Në vitin 2000 në ceremoninë e OKB kemi takuar Rubin dhe së bashku me Mejdanin dhe na është thënë që për Kosovën duhet të falënderoni shefen e kabinetit Albright e cila nuk ka reshtur që të mbrojë çështjen e Kosovës. Nuk janë institucionet që vendosin në momente të caktuara por janë segmente të interesave që shtyjnë dhe promovojnë. Albright i ka thënë Kliton se nëse nuk ndërhyn në Kosovë ti do të jesh i cunguar dhe nuk do të futesh ën historinë e Amerikës vetëm si një person i cili ka ndryshuar ekonominë amerikane. Fondacioni Soros ka gjetur një hapësirë boshe dhe e ka materializuar atë në DASH.

Ndarja e interesave dhe ndarja e Kosovës kishte kohë që ishte vulosur nga qarqet kundër shqiptarëve në mbështetje të Ramës. Provokacionet serbe do të vazhdojnë sepse në radhë të parë është se Serbia është e lidhur dhe nuk mund të shkëputet nga interesat satelite me Serbinë dhe çdo gjë do të ja faturojë perëndimi."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco