Arrestimi i 3 policëve/ Xhaferri: Veç Ramës, a ka më kush dyshime për rrezikun që i kanoset Kosovës?

Arrestimi i 3 policëve/ Xhaferri: Veç Ramës, a ka më kush dyshime për rrezikun që i kanoset Kosovës?

16:17, 14/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD-së Besart Xhaferri ka reguar pas lajmit për rrëmbimin e tre policëve kufitarë të Kosovës nga ushtria serbe.

Në postimin e tij në Facebook, Xhaferri thekson se ‘ky akt i rëndë i Serbisë minon çdo tentativë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, e liderët e BE dhe SHBA duhet të reagojnë ashpër’.

Postimi i plotë:

Arrestimi i 3 policëve të Kosovës, veç Ramës a ka më kush dyshime për agresorin dhe rrezikun që i kanoset Kosovës ?

Një ditë pasi Edi Rama mori vendimin arbitrar për të bojkotuar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që do të mbahej në Gjakovë, duke i vendosur de fakto sanksione  Kosovës, Aleksandër Vuçiç ka shtuar dozën e presionit, duke autorizuar rrëmbimin e tre efektivëve të policisë së Kosovës.

Efektivët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë rrëmbyer nga njësiti “Cobra” të xhandarmërisë serbe dhe  janë nisur drejt Beogradit dhe pak dihet aktualisht për fatin e tyre.

Rrëmbimi i tyre ka ndodhur në brendësi të territorit të Republikës së Kosovës mesditën e kësaj të Mërkure.

Ky akt i rëndë i Serbisë minon çdo tentativë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, e liderët e BE dhe SHBA duhet të reagojnë ashpër.

Klasa politike në Shqipëri dhe Kosovë, por dhe faktori politik shqiptar në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi  duhet të solidarizohet me Prishtinën Zyrtare dhe betejën e saj me hijet e zeza të Serbomadhisë, që kërcënojnë stabilitetin e mbarë Ballkanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco