SYRI TV/ Osmani mban fjalimin në PE: Kërkoj mbështetje për Kosovën, Europa është destinacioni ynë

16:10, 14/06/2023
A+ Aa A-

Me fjalët “Liri, Pavarësi, Demokraci” të ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidentja Vjosa Osmani ka nisur fjalimin e saj historik në Parlamentin Evropian. Në fjalimin e saj ajo kërkoi mbështetjen e Evropës duke theksuar përkushtimin e shtetit të Kosovës në rrugën evropiane, teksa Kosovën e  evidentoi si dëshmi të një suksesi kur demokracitë bëhen bashkë kundër Tiranisë.  Më pas Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola u shpreh se BE është e gatshme të mbështesë Kosovën në rrugën evropiane.

Nga SYRI TV

Me këto fjalë  shqip, anglisht dhe frëngjisht nisi fjalimi historik i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Parlamentin Evropian. 

Në fillimit të fjalimit Osmani solli në vëmendje fjalët e ish-presidentit Ibrahim Rugova duke cituar fjalët “shtëpia nuk mbahet pa miq” duke theksuar mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur të BE dhe vlerat evropiane në indet e popullit të Kosovës:

“Presidenti Rugova e konsideroi çmimin si njohje të sakrificës së popullit të Kosovës dhe luftës së tij për liri, por më e rëndësishmja ai përdori pikërisht këtë platformë për të kërkuar mbështetjen e deputetëve të atëhershëm për t’u bashkuar në emër të vlerave të cilat ky Union i përfaqëson. Ai kërkoi që Evropa të bashkohej në mbrojtje të një populli të shtypur.

Europa jo vetëm që ia kishte hapur dyert Presidentit Rugova, por kishte hapur zemrat dhe mendjet e saj për një popull të shtypur sistematikisht. Sot, duke qëndruar këtu në Strasburg, kam nderin të jem presidentja e parë e Republikës së pavarur të Kosovës që do të flas para Parlamentit Evropian, për t’ju falënderuar për kontributin e pamasë dhe të vazhdueshëm që ky institucion ka dhënë për lirinë, demokracinë tonë dhe pavarësinë.”

Osmani në fjalën e saj, duke mos përjashtuar kontesktin e asaj çfarë po ndodh  aktualisht në vendin e saj theksoi se Kosova është dëshmia e fortë e saj çfarë mund të bëjnë demokracitë kur janë bashkë:

“Kosova është Evropë, të jesh kosovar do të thotë të jesh evropian. Ekzistenca e shtetit tonë dëshmon çfarë mund të bëjnë demokracitë kur bëhen bashkë, kur i dalin ballë pushtuesit, kur mbështesin ata që luftojnë për drejtësi dhe barazi, dhe kur ju bashkoheni kundër tiranisë, diktaturës dhe gjenocidit.

Jam këtu për shprehur mirënjohjen të popullit të Kosovës për mbështetjen e juaj të palëkundur.  Vlerat europiane janë futur thellë në indet e popullit tonë. Ne vazhdojmë të ecim krah përkrah ndërsa luftojmë të ruajmë vlerat tona të përbashkëta. Republika jonë lindi nën himnin e Evropës.|

Pas fjalimit të saj në Parlamentin evropian, Osmani u duartrokit gjatë nga eurodeputetët.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka shprehur përmes një postimi në Tëitter mbështetjen e Parlamentit Evropian për Kosovën. Sipas Metsola, Parlamenti Europian është i gatshëm të mbështesë Kosovën në integrimin në BE:

“Populli i Kosovës meriton përparim, prosperitet dhe mundësi. Presidentja Vjosa Osmani, theksoi nevojën urgjente për de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës dhe bashkëpunimin mbi konfrontimin. Ne kemi ofruar udhëtime pa viza dhe jemi të gatshëm të mbështesim më tej rrugën e Kosovës drejt BE-së”,

 

Gjatë vizitës së saj në Strasburg, Osmani ka zhvilluar takime edhe në Këshillin e Evropës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco