Rrëmbimi i 3 policëve/ Kurti: Hyrja e forcave serbe në territorin e Kosovës, agresion i pastër

Rrëmbimi i 3 policëve/ Kurti: Hyrja e forcave serbe në territorin e Kosovës, agresion i pastër

16:06, 14/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka reaguar ashpër pas rrëmbimit të tre policëve të kufirit nga ushtria serbe.

Në postimin e tij në Facebook, Kurti e ka quajtur një hakmarrje të Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq - Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Sipas Kurtit, Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.

Gjithashtu Kryeministri i Kosovës ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ka thirrur faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.

Postimi i plotë:

Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë.

Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq - Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit.

Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco