SYRI TV/ Berisha: Parku i Butrintit, një aferë e tmerrshme, i implikuar Fondacioni Shqiptaro-Amerikan

15:53, 14/06/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar foli edhe për fokusin e opozitës në seancën e radhës, ku denoncoi aferën me parkun e Butrintit. Berisha deklaroi se deputetët e opozitës do e ndjekin këtë çështje në Kushtetuese si dhe theksoi se në këtë aferë e implikuar është edhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan. Për portin e Durrësit, Berisha akuzoi Ramën se është pjesë e kësaj afere, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që mos të blejnë apartamente, pasi kemi të bëjmë më një skemë piramidale.

SYRI TV

Në mbledhjen e grupit parlamenat, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli edhe për fokusin e opozitës në seancën plenarë të së enjtes. Berisha e cilësoi me rëndësi seancën në Gjykatën Kushtetuesë për Parkun e Butrintit, ndërsa theksoi se në këtë aferë nuk janë të përfshirë vetëm zyrtarët e mazhorancës socialiste por edhe Fondacioni Shqiptaro – Amerikan.

Për aferën me Portin e Durrësit, Berisha iu bëri apel qytetarëve që mos të blejnë apartamente pasi kemi të bëjmë më një skemë piramidale të ngritur nga Rama dhe ortakët e tij.

Lideri demokrat akuzoi kreun e Autoritetetit të Konkurrencës, Denar Biba duke theksuar se ai e ka vendin në burg për vjedhjet që ka bëra, si dhe denoncoi faktin se punonjësit e adminsitratës kanë terrorizuar qytetarët gjatë fushatës elektorale të 14 majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco