SYRI TV/ Vjosa Osmani: Mbledhjet e përbashkëta janë detyrim kombëtar, nuk kam dijeni mbi draftin e Ramës

15:15, 14/06/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar detyrim kombëtar bashkëpunimin dhe mbledhjet mes dy qeverive, e cila u anulua nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Sipas Osmanit, në kohë sfidash dy vendet duhet të jenë edhe më të bashkuar.

Nga Luksemburgu, Osmani, u shpreh se nuk ka informacione mbi propozimin e Ramës, por sipas saj, drafti për diskutim po hartohet nga institucionet e Kosovës.

Syri Tv

Nga Luksemburgu ku mbajti fjalën në Parlamentin Europian, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cilësoi detyrim kombëtar mbledhjen e dy qeverive të anuluar nga kryeministri Edi Rama, e sipas saj ky detyrim duhet të jetë jetë më përbashkues kur përpara ka sfida.

E pyetur për draftin e propozuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama, Vjosa Osmani, u shpreh se nuk ka informacione mbi përmbajtjen, por theksoi se janë institucionet e Kosovës ato që po përgatisin draftin që më pas do të diskutohet edhe me partnerët në Bruksel.

E pyetur mbi asosacionin, Presidentja Osmani mbështeti modelin kroat, i lancuar më herët nga kryeministri Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Sa i përket marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtar, Osmani, deklaroi se janë në komunikim të vazhdueshëm me liderë të BE e SHBA dhe janë pranë gjetjes së një zgjidhjeje.

Nga Luksemburgu, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, u shpreh se Policia ka bërë një punë profesionale në zbatimin e ligjit dhe garantimin e Kushtetutës së Kosovës, duke i bërë ballë bandave që tentojnë destabilitetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco