SYRI TV/ PL denoncon tenderin abuziv në UKT, Blushi: Veliaj, 10 mln euro kompanisë së Gjicit

15:02, 14/06/2023
A+ Aa A-

Sekretari I Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, denoncoi tenderin 10 mln euro që Erion Veliaj i ka dhënë kompanisë së Safet Gjicit për pajisjet elektronike ne Ujësjellësin e Tiranës. Në një dalje për mediet, Blushi deklaroi se proceduarat e ndjekura nga Bashkia e Tiranës janë tërësisht korruptive duke përdorur skemën e marrëveshjeve të ndaluara. Ai theksoi se këshilltarët bashkiakë të opozitës do të rikthejnë llogaridhënien për çdo tender abuziv.

SYRI TV

Partia e Lirisë denoncoi tenderin 10 milion euro që  kryebashkiaku Erion Veliaj i ka dhuruar kompanisë së Safet Gjicit, me marrëveshje të ndalur. Sekretari i përgjithshëm, Tedi Blushi, teksa i referohet auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, deklaroi se proceduart e ndjekura nga Bashkia e Tiranës për tenderin e pajisjeve elektronike, janë tërësisht korruptive, me qëllim për të favorizuar kompaninë e Gjicit.

Sipas Blushit, operatorët ekonomikë kanë përdorur skemën e marrëveshjeve te ndaluara, duke rënë dakord që të mos paraqiten secili më vete në procesin e prokurimit, por si bashkim operatorësh.

Blushi theksoi se grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të bëjë transparencë të plotë të mënyrës së menaxhimit të taksave për të nxitur llogaridhënien për çdo tender dhe procedurë abuzimi me fondet publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco