‘E turr qeveria si qen sulmi’/ Salianji shpërthen ndaj kandidatit të Ramës për ambasador në Zvicër

‘E turr qeveria si qen sulmi’/ Salianji shpërthen ndaj kandidatit të Ramës për ambasador në Zvicër

14:41, 14/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka denoncuar qeverinë për emërimin në poste ambasadorësh të kandidatëve që deri tani shiteshin në publik si njerëz të pavarur të medias dhe i suleshin opozitës.

Në një intervistë në News24, Salianji e quajti kandidatin për ambasador në Zvicër, Mustafa Nano, një gazetar perifkerik, qeni sulmi që mbron qeverinë dhe islamofob.

Salianji: Qeveria e ka kthyer shërbimin diplomatik në pensionim politik dhe një vend qokash për të gjithë njerëzit që nuk ka ku ti çojë. Janë njerëz që dalin në publik si të pavarur. Pashë atje një gazetar periferik atje që shkonte në Zvicër. Do shkoj në Zvicër thotë Muç Nano se është vend i mrekullueshëm. Ky është certifikimi i lapangjozllëkut në politikë. Janë njerëz që dalin të pavarur, që shesin si parim pavarësinë. E turr qeveria si qen sulmi si të pavarur dhe pastaj i jep një ofiq dhe lë jashtë shërbimit diplomatik që kanë karrierë diplomatike, të rinj që janë arsimuar jashtë, personalitete të rëndësishme publike në këtë vend që duhet të shkojnë. Pse? Sepse këtu po legjitimohet lëpirja publike si të paanshëm. Turrua si qen sulmi kundërshtarëve politikë me petkun e paanësisë dhe pastaj ço atje një njeri që ka probleme me komunitetet fetare, që turret si islamofob në publik dhe gjithë elementët e tjerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco