I braktisur nga anëtarët dhe drejtuesit/ Basha nuk rizgjidhet dot pa shkelur statutin që ka miratuar vetë...

I braktisur nga anëtarët dhe drejtuesit/ Basha nuk rizgjidhet dot pa shkelur statutin që ka miratuar vetë...

14:10, 14/06/2023
A+ Aa A-

Zbardhet kërkesa e Gazment Bardhit drejtuar Kryesisë së partisë së vulës. Ai kërkon mbledhjen e Këshilli Kombëtar duke shtuar se aktet antistatutore, pamundësojnë  zgjedhjen e kryetarit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i kërkon Kryesisë të thërrasë Këshillin Kombëtar për t’i hapur rrugë zgjedhjes së Kryetarit dhe zbatimit të statutit. Gazment Bardhi i kërkon kryesisë të mblidhet të mërkurën dhe të vendosë thirrjen e Këshillit, i cili ka kompetencë hapjen e procesit për zgjedhjen e kryetarit dhe miratimit të Komisionit Zgjedhor.

Në kërkesën e tij, Gazment Bardhi argumenton se do të informojë Këshillin mbi procesin sesi Statuti parashikon për certifikimin e anëtarësisë, ndërkohë që vendimi i fundit i Kryesisë ka parashikuar një procedurë që nuk njihet nga Statuti, duke marrë kompetencat e Këshillit Kombëtar, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe të kryesisë së degëve.

1.    Kryesia ka shkelur statutin me vendimin për t’u dhënë kryetarëve të degëve dhe grupit të punës të drejtën për evidentimin apo përditësimin e anëtarësisë. Sipas statutit, këtë të drejtë e kanë vetëm Sekretari i Degës, Kryesia e Degës dhe Sekretari i Përgjithshëm.

2.    Heqja e të drejtës së votës, siç thuhet në vendimin e kryesisë, nuk është kompetencë e kryetarit të degës, grupit të punës apo Komisionit Zgjedhor. Vendimi heq ketë të drejtë ekskluzive të përcaktuar në statut kryesisë së degës. Regjistri i degës përditësohet sipas rregullave që miratohen vetëm prej Sekretarit të Përgjithshëm.

3. Komisioni Zgjedhor funksionon vetëm pas miratimit nga Këshilli Kombëtar. Pa u miratuar komisioni nga Këshilli Kombëtar nuk mund të nisë procesi zgjedhor.

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco