‘Autonomia për territoret e pretenduara nga Vuçiç’, Abazi: Duhet ta kundërshtojmë…

‘Autonomia për territoret e pretenduara nga Vuçiç’, Abazi: Duhet ta kundërshtojmë…

13:16, 14/06/2023
A+ Aa A-

Nga Boiken Abazi/

Nëse, siç shkruante "Foreign Policy", ka një plan për një marrëveshje "paqeje" si zgjidhje afatshkurtër, që përmbyllet me autonomi të zgjeruar në Ukrainë për tokat e pushtuara përmes luftës gjenocidiale të Putinit, dhe autonomi të zgjeruar në Kosovë për territoret e pretenduara nga regjimi i Vuçiqit, që është ngritur mbi mbrojtjen e trashëgimisë gjenocidiale, atëherë:

1. Ky do ishte defunksionalizim rrënues i këtyre dy shteteve dhe afirmim i hegjemonisë së boshtit Serbo-Rus në Evropën lindore.

2. Dorëzim i forcave euro-atlantike përball regjimeve gjenocidiale.

3. Inkurajim për regjimet si ato të Putinit dhe Vuçiqit për ekspansione të reja në afatmesëm dhe afatgjatë që i rrënojnë jo vetëm vlerat por edhe sigurinë Perëndimit.

*** Nëse nuk ekziston ky plan, atëherë pse Serbia e Rusia kërkojnë autonomi të zgjeruar në Kosovë, edhe një pjesë e politikanëve në ShBA dhe BE tregojnë pjesërisht mirëkuptim për këto synime, duke refuzuar të nxjerrin mësime nga Bosnje Hercegovina... Nëse ekziston ky plan, atëherë synimi nuk duket shkëputja e Serbisë nga Rusia, por duket një përpjekje naive për shkëputjen e Serbisë dhe Rusisë nga Kina. Nëse ekziston ky plan, atëherë Kosova po përdoret si kavje për atë që mund të kenë në plan të zbatojnë në Ukrainë. Politikanët në Kosovë, Shqipëri e Perëndim, që e kuptojnë rrezikun nga një plan i tillë, duhet ta kundërshtojnë atë sa më zëshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco