Drita Llolla: Shteti shqiptar të avancojë të drejtat kulturore të shqiptarëve në rajon

11:39, 14/06/2023
A+ Aa A-

Një rezultat tjetër historik për shqiptarët në Mal të Zi është zgjedhja e të parës femër si deputete në parlament, edhe pse jo nga partitë kombëtare shqiptare, por nga partitë qytetare.

Drita Lolla është gruaja e parë shqiptare që u bë deputete në parlamentin e Malit të Zi.

E ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, Llola tregoi rëndësinë e këtij momenti të cilin e quajti ‘historik’. Llolla shtoi se shteti shqiptar të avancojë të drejtat kulturore të shqiptarëve në rajon.

Si një aktiviste që ka implementuar projekte kulturore, është shumë e rëndësishme që shteti shqiptar t'i avancojë të drejtat kulturore të shqiptarëve të rajonit sepse siç e thatë dhe vetë e thotë dhe Kushtetuta, kështu që unë mendoj se mund të bëhet më shumë dhe ne patjetër që do bëjmë pjesën tonë tashmë dhe përmes Parlamentit por ajo që është shumë e rëndësishme siç e thashë, unë besoj shumë te fuqia e praktikave të mirave dhe shembujve të mirë që jepen në komunitet. Unë vetë vij nga një qytet i cili sot e kësaj dite nuk ka një kinema, nuk ka një Teatër dhe nuk ka as strategji për zhvillimet kulturore, nuk ka një kalendar vjetor kulturor dhe duke parë dhe vende të tjera ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, mendoj që këto projekte sado që janë të vogla në dukje, janë mjaft të rëndësishme dhe ndikojnë tek emancipimi i shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco