Flet deputetja e parë shqiptare femër në Mal të Zi: Moment historik për politikën

11:21, 14/06/2023
A+ Aa A-

Një rezultat tjetër historik për shqiptarët në Mal të Zi është zgjedhja e të parës femër si deputete në Parlament, edhe pse jo nga partitë kombëtare shqiptare, por nga partitë qytetare.

Drita Lolla quhet gruaja e parë shqiptare që bëhet deputete në Parlamentin e Malit të Zi.

E ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, Llola tregoi rëndësinë e këtij momenti të cilin e quajti ‘historik’.

Ky është një moment historik sepse kjo është herë e parë që kemi një numër të konsiderueshëm shqiptarësh. Është interesante që katër nga deputetët vijnë nga partitë nacionale dhe dy nga partitë që veprojnë në rrafshin kombëtar. Siç e dini ju, edhe më herët shqiptarët janë pozicionuar kryesisht pranë partive nacionale për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e tyre. Këtë e kam thënë dhe më herët, mendoj se konteksti socio-politik ka avancuar në Mal të Zi dhe veçanërisht pas pavarësisë nga viti 2006 e këtej. Kështu që shqiptarët mund të vendosen dhe pranë platformave që quhen qytetarE këtu por që në shqip veprojnë në r'rafshin kombëtar' dhe unë jam një nga shembujt e aktivizmit dhe pozicionimit brenda këtyre platformave dhe avancimit në politikë. Kështu që është një moment interesant, sepse siç thash katër shqiptarë janë nga partitë nacionale dhe dy në rrafshin kombëtar por edhe nga numri sepse dhe numri është mjaft i rëndësishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco