Bylykbashi: Zgjedhjet e 14 majit 2023 njësoj si zgjedhjet e vitit 2001

Bylykbashi: Zgjedhjet e 14 majit 2023 njësoj si zgjedhjet e vitit 2001

21:51, 12/06/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka folur për manipulimin e zgjedhjeve të 14 majit, tjetërsimin e votës dhe votimin familjarë.

Referuar denoncimit të Partisë Demokratike, ku në Elbasan është faktuar me video se si një punonjëse e OSHE-së votonte në emër të disa qytetarëve në një qendër votimi, Bylykbashi theksoi se votimi familjarë është kategorikisht i ndaluar dhe jo më një punonjës i administratës të votojë në vend të çdo qytetari.

Nëse do respektohej ligji zgjedhjet në Elbasan dhe Kamëz do të përsëriteshin.

“E mbani mend se si Berisha me faktimin e parregullsive në zgjedhjet e vitit 2001 çoi në reagimin e ndërkombëtarëve? E njëjta gjë do të ndodhë edhe me zgjedhjet e 14 majit. PD po mbledh fakte të cilat do t’ua provojë të gjithëve ashtu siç bëri në 2001.”- tha Bylykbashi në emisionin “Të Paekspozuarit” mbrëmjen e sotme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco