Projekt i qeverisë për arsimin parauniversitar/ Bylykbashi dhe Majko 'kundër': Nuk ka asnjë garanci që mund të mbrojë të drejtat e njeriut

Projekt i qeverisë për arsimin parauniversitar/ Bylykbashi dhe Majko 'kundër': Nuk ka asnjë garanci që mund të mbrojë të drejtat e njeriut

16:15, 12/06/2023
A+ Aa A-

Ndryshimet e propozuara nga qeveria për ligjin e arsimit për sistemin parauniversitar synojnë të largojnë nga shkollat mësuesit e dënuar për krimet seksuale, si dhe për vepra të tjera penale që cenojnë figurën e punonjësit të arsimit.

Pikërisht për këtë pikë të projektligjit deputetët e “Ligjeve”, komision për dhënie mendimi, kishin kundërshti. Për socialistin Pandeli Majko dhe demokratin Oerd Bylykbashi nuk është e qartë në ligj se cilat janë këto vepra penale që mund të pengojnë ushtrimin e detyrës dhe për shkak të kësaj, sipas tyre, nuk ka asnjë garanci që mund të mbrojë të drejtat e njeriut.

Një tjetër pikë e këtij propozimi është shqetësuese për Bylykbashin me argumentin se qeveria kërkon t’i heqë të drejtën e prezumimit të pafajësisë një mësuesi.

Pretendimet e opozitës që mësuesit vlerësohen me sistemin e pikëzimit nga platforma e aktivistit u kundërshtua nga zv/ministrja e Arsimit.

Deputetët e mazhorancës dolën edhe kundër nisjes së klasës së parë për fëmijët që bëjnë 6 vjeç, brenda vitit kalendarik, por sipas përfaqësueses së qeverisë kjo nuk është e detyrueshëm, por lihet në dëshirën e prindërve.

Më shpresën që kundërshtitë e komisioni të ligjeve do të merren parasysh nga grupi i punës, deputetët e mazhorancës dhanë votën pro projektligjit të qeverisë, ndërsa opozita votoi kundër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco