SYRI TV/ Rama propozon për ambasadorë bashkëpunëtorë të tij, Alizoti: E keni thyer në qoka politike

15:34, 09/06/2023
A+ Aa A-

Komisioni i Politikës së jashtme, u përfshi nga debate lidhur me propozimet e kryeministrit Edi Rama për ambasadorët e rinj, të cilët janë bashkëpuntore të tij të afërt dhe ish-deputetë të PS. Opozita i cilësoi si qoka politike emrat e propozuar, gjatë dëgjesës që 4 prej kandidatëve zhvilluan në komisionin për politikën e jashtme.

SYRI TV

Kryeministri Edi Rama ka propozuar bashkëpuntorë të tij të afërt dhe socialistë të vjetër, si ambasadorë të rinj të Shqipërisë. 4 prej kandidatëve shpalosën platformat e tyre në Komisionin për politikën e jashtme,  duke kërkuar të marrin edhe pëlqimin e kuvendit, para se presidenti të thotë  fjalën e fundit.  Por propozimet e kryeministrit, shkaktuan debate në komision, pasi opozita I cilësoi si qoka politike dhe si emra që nuk kanë karrierë në fushën e diplomacisë. 

Si ambassador të Shqipërisë në SHBA, Edi Rama ka propozuar ish - deputetin socialist Ervin Bushati, që nga deputetët e opozitës u cilësua një figurë shumë e politizuar për të marrë postin e shefit të diplomacisë shqiptare në Amerikë. 

Pasi dështoi për ta emeruar  në Gjykatën kushtuese Zhaklina Peton,  sepse u skualifikua dy herë nga Këshilli I Emërimeve në drejtësi,  Edi Rama,ka vendosur ta emeroje gjyqtaren, në postin e ambasadores së Malit të Zi, një propozim që u shoqerua me polemika. 

Komisioni për politikën e Jashtme zhvilloi seancën dëgjimore me ish  deputeten socialiste Vasilika Hysi e cila është zgjedhur nga kryeministri, si ambasadore në zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, dhe me  ish zv.ministren Meri Kumbe, që Edi Rama e ka propozuar për postin e   Ambasadores në  Izrael. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco