SYRI TV/ Elbasan, Berisha: 70% e operatorëve shkelën ligjin, Rusmaili është kriminel elektoral

15:17, 09/06/2023
A+ Aa A-

Kreu demokrat Sali Berisha denoncoi farsën elektorale të 14 majit, ku akuzoi Emiliano Shullazin se ka bërë presion në burgje për llogari të Erion Veliajt. Nga selia blu, Berisha deklaroi se Ilir Rrusmaili është një kriminel elektoral, pasi në Elbasan 70 % e operatorëve të pajsijeve elektronike në zgjedhjet shkelën ligjin. Sa i takon situatës brenda PD-së, Berisha theksoi se është i hapur për çdo bashkëpunim me deputetët, sipas vullnetit të anëtarësisë dhe statutit të Partisë Demokratike.

SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha denoncoi manipulimin e procesit elektoral nga ana e mazhorancës socialiste në zgjedhjet vendore të 14 majit. Nga selia blu ,Berisha denoncoi se si Emiliano Shullazi ka bërë presion në burgje për llogari të Erion Veliajt. Ndërkohë për Elbasanin, Berisha akuzoi Ilir Rusmailin si kriminel elektoral ndërsa solli prova se si 70 % e operatorëve të pajsijeve elektronike në zgjedhjet shkelën ligjin.

Për zhvillimet brenda së djathtës, Berisha theksoi se është i hapur për çdo bashkëpunim me deputetët, sipas vullnetit të anëtarësisë dhe statutit të Partisë Demokratike.

Berisha njoftoi sërish se pas analizës zgjedhore do të nis edhe analiza brenda Partisë Demokratike por edhe valë protestash kundër vjedhjes së votës nga regjimi i Edi Ramës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco