Berisha: Gjithçka në PD përcaktohet nga anëtarësia e partisë, do i qëndroj me korrektesë statutit

Berisha: Gjithçka në PD përcaktohet nga anëtarësia e partisë, do i qëndroj me korrektesë statutit

12:57, 09/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot në konferencën për shtyp se gjithçka në PD përcaktohet nga anëtarësia e saj.

“Me përjashtim të dy personave që kanë lidhje të tmerrshme krimi me Edi Ramën, me të gjithë deputetët e tjerë jam gati që kem çdo lloj debati, diskutimi dhe mirëkuptimi.

Sepse ata me një akt themelor, mbështetën kandidatët e primarëve, de facto mbështetën PD-në.

Këtu ata investuan në partinë që i përkasin. Ndaj tyre, PD është plotësisht e hapur.

Jo që nuk bëj një hap pas, por bëj një hap para, unë i ftoj ata që të ulen të diskutojnë, të vendosin për më të mirën për PD-në, për opozitën, për të ardhmen e vendit.

...Gjithçka përcaktohet nga anëtarësia e partisë. Ne kemi një statut më demokratik që mund të ketë sot. Ai statut ka të gjitha hapësirat për çdo iniciativë të anëtarëve të saj.

Unë i qëndroj me korrektesë statutit. Nuk ndërtohet partia mbi bazën e dëshirave, por mbi bazën e rregullave, që respektojnë liritë dhe të drejtat e anëtarëve të saj.

Ka dy përcaktime statusore, njërën që kur kryetari humbet zgjedhjet lokale, votëbesohet. Nuk ka përcaktim aty farsë elektorale apo jo, por zgjedhje. Dhe e dyta, po humbe zgjedhjet e përgjithshme, ai largohet.

Asnjë lloj përcaktimi tjetër jashtë kësaj, nuk i shërben PD-së dhe opozitës,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco