Manipulimi zgjedhor nëpër burgje/ Berisha: Shullazi bëri presion për të votuar Erion Veliajn

Manipulimi zgjedhor nëpër burgje/ Berisha: Shullazi bëri presion për të votuar Erion Veliajn

12:48, 09/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, vazhdoi të denonconte të premten farsën elektorale, e cila u shtri edhe në burgjet e vendit.

“Gjithashtu një manipulim i tmerrshëm është bërë në burgjet e Shqipërisë.

Informoj publikun se në burgun 313, ku ndodhen rreth 600 të burgosur, të burgosur nga grupi i Shullazit dhe vetë Shullazi, iu janë bërë format më të egra të presionit. Shullazi dhe grupi i tij, është lejuar në kundërshtim flagrant me rregulloren e burgut, të kalojë nga kati në kat për të ushtruar terror mbi të burgosurit për të votuar për Erion Veliajn.

Të burgosurve iu është kërkuar deklaratë, por ka nga ata që kanë refuzuar deklaratën për dinjitetin dhe nuk kanë firmosur për të votuar për Erion Veliajn. Në listën e zgjedhësve ka pasur gjithsej 130 votues, në ditën e votimit kanë votuar 300 votues,” tha Berisha.

Sipas tij, edhe në Kurbin e Lezhë u regjistruan skandale zgjedhore.

“Me datën 13 maj, në orët e vona të natës në Kurbin, strukturat e degës së PD në Kurbin kanë denoncuar dy fuoristrada që po shpërndanin para. Njëra ishte me targa të vjedhura dhe brenda saj ishte bashkëshorti i kandidates së PS, Vladimir Cara.

Janë shoqëruar për hetime të mëtejshme nga policia, pas pak aty ka mbërritur dhe drejtori i qarkut të Lezhës dhe 20 minuta më vonë ka arritur kandidatja Cara, me rreth 20 persona të tjera të armatosur, që kanë trysnuar, ofenduar forcat e rendit, por edhe drejtorin që e nxorën me veting jashtë, Vehbi Bushati.

Me 14 maj, qendrat e votimit janë pushtuar nga punonjës të bashkisë së Lezhë. Është ndërprerë votimi dhe është njoftuar policia. Po kështu te shkolla “Besnik Syla” në Mamurras është ushtruar presion dhe janë shpërndarë hapur para,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco