Manipulimi në Elbasan/ Berisha: 70 % e operatorëve shkelën ligjin, u trajnuan nga Luca i peshkut

Manipulimi në Elbasan/ Berisha: 70 % e operatorëve shkelën ligjin, u trajnuan nga Luca i peshkut

12:30, 09/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi gjatë një konference për shtyp sot manipulimet zgjedhore në Elbasan.

“Unë e di se për gazetarët dhe mediat, e njëjta temë nuk është kurrë interesante dhe e preferueshme, por kur ajo është një çështje themelore e shoqërisë, nuk mund t’i kthesh kurrë krahët dhe ta injorosh, sepse bëhesh bashkëfajtor në një krim të paparë elektoral.

Jam këtu për t’u njoftuar ju, se zgjedhjet në Bashkinë e Elbasanit janë një nga farsat më të mëdha në historinë e zgjedhjeve.

Videot dëshmojnë se në mbi 70 përqind të qendrave të votimit, të ashtuquajturit operatorë, shkelën ligjin nga mëngjesi deri në darkë.

Ligji përcakton qëndrimin e tyre, distancën në të cilën ata qëndrojnë nga aparatura e votimit dhe këta militantë të PS-së, të përzgjedhur me kujdes, anëtarë të FRESSSH, të trajnuar në sipërmarrjen e peshkut të Lucës, dhe të trajtuar nga Luca, janë treguar shkelës të ligjit, kriminelë elektoralë pothuaj në të gjitha qendrat e votimit,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco