Garë fiktive për kreun e RTSH? 6 emrat që kërkojnë drejtimin e Televizionit Publik, mes tyre Alfred Peza

Garë fiktive për kreun e RTSH? 6 emrat që kërkojnë drejtimin e Televizionit Publik, mes tyre Alfred Peza

12:22, 09/06/2023
A+ Aa A-

Më datë 30 maj u hap formalisht gara fiktive për drejtuesin e ri të Radio Televizionit Shqiptar, ku janë zbardhur gjashtë emrat që do të kandidojnë për këtë post.

Sipas burimeve për mediat, kandidatët janë Engjell Musai, Enrik Mehmeti, Viron Baboci, Laureta Rosho, Alfred Peza dhe Helidon Haliti.

Nga përcaktimi i kritereve, disa prej tyre janë në shkelje të ligjit dhe kritereve të shpallura nga Këshilli Drejtues i RTSH-së.

‘Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, nuk lejohet të jetë anëtar i partive apo shoqatave politike, nuk lejohet të jetë kandidat për deputet, apo të jetë zgjedhur i tillë gjatë dy legjislaturave të fundit’, sipas kritereve të konkurimit.

Gjithashtu, një kriter tjetër është se nuk lejohet të jetë person që ka në pronësi pjesë kapitali apo aksione të shoqërive tregtare si dhe të drejta të tjera në fushën e transmetimeve audiovizive, reklamës, prodhimeve të përmbajtjes së transmetimeve audiovizie./ cna/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco