Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Sekuestroja: Farudin Arapi fut në borxhe kompaninë e Zotos

11:44, 09/06/2023
A+ Aa A-

Kompania e Klodian Zotos, e cila aktualisht menaxhohet nga administratori shtetëror, Farudin Arapi, është  vënë në sekuestro nga një përmbarues privat për detyrime financiare të papaguara. Syri TV ka siguruar dokumentet ku faktohet se kompania Zotos, gjatë periudhës mars-nëntor 2022 nuk ka shlyer faturat tatimore ndaj një kompanie nafte

SYRI TV

Kompania kryesore e Klodian Zotos, “Integrated Technology Service”, e cila ka marrë përsipër ndërtimin e landfillit të Sheristës në Vlorë, është vendosur së fundmi nën sekuestro nga një përmbarues privat, për detyrime financiare të pashlyera. Interesant është fakti se faturat e papaguara janë lëshuar në një kohë që kompania menaxhohet nga administratori shtetëror, Farudin Arapi. Sipas dokumenteve të konsultuara nga “Syri Televizion”, rezulton se kompania me ortak të vetëm biznesmenin në kërkim, Klodian Zoto, nuk ka shlyer fatura tatimore të lëshuara nga një kompani nafte në periudhën Mars-Nëntor 2022.

Shoqëria “ITS” është vendosur fillimisht nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme në dhjetor të vitit 2021, e akuzuar si e përfshirë në “aferën e inceneratorëve”.Prej asaj kohe, kompania është nën administrimin e Farudin Arapit. Disa muaj pasi kjo detyrë iu besua Arapit, një kompani që operon në tregun e naftës, ka lëshuar disa fatura tatimore. Nisur nga fakti që faturat tatimore lëshohen në momentin e furnizimit të mallit, kuptohet qartë se blerja e naftës ka ndodhur gjatë kohës që “ITS” menaxhohet nga Arapi. Siç lexohet në vendimin e përmbaruesit gjyqësor, kompania private nuk ka shlyer faturat vullnetarisht dhe shoqëria e naftës i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për të lëshuar urdhërim e ekzekutimit.

Farudin Arapi rezulton se nuk ka paguar faturat financiare dhe në lojë ka hyrë përmbarimi privat, i cili ka urdhëruar sekuestrimin e kompanisë “Integrated Technology Servise”. Shoqëria e Klodian Zotos, në bashkëpunim me një kompani italiane, u shpallën fituese të një tenderi sekret në qershor 2020, për ndërtimin e landfillit të mbetjeve në Sheristë të Vlorës. Vepra publike duhet të përfundonte brenda një viti nga shpallja e fituesit. Por, kur kanë kaluar tre vjet, landfilli nuk ekziston dhe plehrat e Vlorës vijojnë të digjen në mënyrë skandaloze dhe të dëmshme për qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco