Kurti e kishte thënë që në 2016-ën: Raportet me SHBA, jo si më parë

10:41, 09/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte paralajmëruar vite më parë se raportet me SHBA nuk do ishin si më parë.

Në atë kohë, si lider i Vetëvendosjes, ai foli për emisionin ‘Argument’.

“Aleanca që ka vendi ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e cekët edhe e ngushtë. Është aleancë për të kaluarën, është aleancë për intervenimin e NATO-s që ka ndodhur para 17 vjetësh dhe është aleancë për shpalljen e pavarësisë, që ka ndodhur para 8 vjetëve, dhe është aleancë për njohjet ndërkombëtare. Nuk është aleancë për të ardhmen, nuk është aleancë e thellë, nuk është aleancë e gjerë”, shprehej Kurti.

“Nuk është aleancë për kombëtarizimin e shtetit, por për ndërkombëtarizimin e shtetit, thuajse jemi në vitet 90-ta. Kosova ka nevojë për konsolidim të brendshëm e jo vetëm për pranime nga jashtë”, shtoi Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco