Dudushi: Marrëdhënia e SHBA me Kosovën në nivelet më të ulëta ndonjëherë

22:03, 08/06/2023
A+ Aa A-

Në debatin e  ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, analisti Alban Dudushi u shpreh se aktualisht marrëdhëniet e SHBA dhe Kosovës janë në nivelet më të ulëta ndonjëherë.

E vërteta është dhe ata që jetojnë në Kosovë e dinë më mirë që ka një moment, ku jemi në pikën më të ulët të marëdhënieve mes SHBA dhe Kosovës , dhe kjo është e ditur dhe e deklaruar jo nga ne, por nga funskionarë të lartë të SHBA. Tërheqja dhe përjashtimi i Kosovës nga stërvitja e përbashkët ushtarake , paralajmërimi në lidhje me avancimin në çështjen e liberalizimit të vizave, paralajmërimi që  SHBA nuk do tregojë entuziazëm për të ndihmuar Kosovën në njohje të reja dhe në avancimin dhe integrimin e saj në institucione të ndryshme ndërkombëtare. Të gjitha këto tregojnë se ka një hidhërim jo të Edi Ramës , apo të shqiptarëve të Shqipërisë a të Kosovës që nuk e duan Albin Kurtin, por ka një hidhërim të SHBA me Albin Kurtin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco