Kush është Florenc Hoxha, ish-drejtori i Bashës që dhunon deputetët demokratë

Kush është Florenc Hoxha, ish-drejtori i Bashës që dhunon deputetët demokratë

12:10, 07/06/2023
A+ Aa A-

Para ca kohësh, ai do e quante veten ‘spartan i Lulzim Bashës’.

Bëhet fjalë për Florenc Hoxhën, një ish-drejtor i Lulzim Bashës në kohën kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës, por me një varg precedentësh kriminalë mbi shpinë.

Pikërisht Hoxha ishte ai që udhëhoqi huliganët që dhunuan dhe intimiduan deputetët demokratë gjatë natës kur u mbajt mbledhja e kryesisë së vulës. Pjesë e banditëve ishin edhe 'çunat' e Pëllumb Seferit, ish-kryetari i PD-së në degën numër 8 në Tiranë.

Po kush është ish-kryetari i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës?

Në vitin 2015, Hoxha u arrestua pasi në rrugën ‘Ali Demi’ kanosi se do t’u prishte lokalin dhe ka goditur me grushte dhe shkelma shtetasit K.K, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe E.K, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërsa në vitin 2014, Hoxha, është përfshirë në një përleshje, ku ka mbetur vetë i plagosur. Ngjarja ndodhi më 14 nëntor në ambientet e një lokali në Farkë të Tiranës, teksa Hoxha u qëllua me thikë nga një person, që ndodhej në një tavolinë tjetër.

Gjatë kohës që drejtonte Inspektoratin Ndërtimor të Tiranës, ndaj Hoxhës rëndojnë një sërë akuzash për dhunim dhe prishje të pronës së qytetarëve. Hoxha është denoncuar gjithashtu në vitin 2012 në prokurori nga një familje në Tiranë, pasi pretenduan se po u grabitej prona.

Hoxha akuzohej si gjobëvënës për llogari të familjes Basha, ndërsa u dënua me një vit e 4 muaj burg në vitin 2016.

Në fillim të vitit të shkuar, kreu demokrat, Sali Berisha akuzoi Florenc Hoxhën, ish-drejtues i Policisë Bashkiake të Tiranës në kohën që drejtohej nga Lulzim Basha se është i lidhur me qeverinë dhe se disponon një fshat në Devoll të mbjellur me kanabis.

“Aty ka një ish-kryepolic bashkiak, i cili është i lidhur kokë e këmbë si me qeverinë ashtu edhe me botën e trafiqeve, që disponon një fshat, Gjyrëz, diku në lartësitë e maleve të Devollit. Florenc Hoxha, ai është si komandari i Lul Bashës dhe në atë fshat nuk ka asnjë banor, përveç parcelave me drogë, trafiqeve që bëhen dhe disa barinj të dërguar nga Fushë Kruja, se as vendas nuk janë. Kemi të bëjmë në seli me një konglomerat njerëzish të terrorizuar dhe të tjerë që janë lidhur mish e thua me afera korruptive të Bashës”, denoncoi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco