VIDEO/ Kur Rama mbronte Dakon: Edhe në burg të shkojë është miku im

21:00, 06/06/2023
A+ Aa A-

Për arrestimin e Vangjush Dakos, kryeministri Edi Rama bëri një reagim të thatë, madje pa ia përmendur emrin gjatë një takimi që zhvilloi pasditen e së martës në Berat.

“Për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë. Kjo të bën të ndihesh jo mirë se s’ke si ndihesh mirë kur sheh që dikush që ka qenë përkrah teje, është përkrah avokatit përballë prokurorit apo gjykatësit. Me siguri diçka ka ndodhur” – tha Rama.

Tashmë që edhe zgjedhjet mbaruan duket se kreu i qeverisë “e ka shitur” mikun e tij të vjetër. Ka mbetur në mendjen e shumë njerëzve se si Rama i dilte hapur në mbrojtje të ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit. I ftuar në emisionin “Opinion”, mbrëmjen e 13 shkurtit 2020, Rama tha se edhe pse Dako ishte futur në “listën e zezë” të Departamentit Amerikan të Shtetit ai do të mbetet miku i tij edhe në burg të shkojë.

“Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Nuk mi përcakton DASH se kam dhe kë nuk kam mik. Miqtë mi përcakton morali dhe bindja ime. Edhe në burg të shkojë nesër Vangjush Dako është miku im, por me Dakon kurrë nuk kam bërë kurrë dhe as kemi bashkëpunuar në asnjë shkelje të ligjit të Shqipërisë.

Stepet drejtësia nga kjo që thashë unë? Kush jeni ju që ju jepni moral të tjerëve. Ju nuk keni asnjë shans të më bëni moral mua. Mua në xhepin tim nuk më gjen asnjë asnjë qindarkë që nuk më takon nga puna ime. Nëse është miku im, dhe bën shkelje dhe të shkojë në burg. Nëse ndaj tij do të ketë akuzë, do të largohet nga PS” – thoshte Rama në atë kohë për mikun e tij./LAPSI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco