Arrestimi i Dakos/ Këlliçi: Çudi që SPAK nuk po i sheh katet pa leje të Veliajt në zemër të Tiranës

Arrestimi i Dakos/ Këlliçi: Çudi që SPAK nuk po i sheh katet pa leje të Veliajt në zemër të Tiranës

20:48, 06/06/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi reagoi pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Teksa Dako akuzohet se ka lejuar katër pa leje në një pallat në Durrës, Këlliçi pyet se si SPAK nuk po i sheh katet pa leje përballë zyrës së Erion Veliajt në zemër të Tiranës.

“Çudi e madhe që SPAK i dalloi 4 kate pa leje në Durrës, por ende nuk ka parë 7 kate pa leje në zemër të Tiranës, në Sheshin Skënderbej, vetëm 100m larg nga zyra e Erion Veliajt.

SPAK njëlloj si Veliaj, nuk shihka nga afër.

Le të aplikojnë të njëjtin standard drejtësie edhe në Tiranë. Jo me dy porta,” shkruan ai.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco