SPAK ka lëshuar urdhër arresti me burg në mungesë për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon.
Sipas raportimeve të medieve, mësohet se bashkë me Dakon, është lëshuar urdhër-arresti edhe për 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë masa arrest me burg për punonjësit e kësaj bashkie.
Përveç Dakos nuk dihen ende emrat e tjerë.
Në orët në vijim SPAK pritet që të japë informacione edhe për emrat e ish-zyrtarëve.
Vangjush Dako ka drejtuar Bashkinë e Durrësit për periudhën 2007–2019.
Kujtojmë se pak ditë më parë me urdhër të SPAK u arrestua edhe sekretarja re Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.
© SYRI.net