'Kutia e burgut e paligjshme'/ KAS rrëzon kërkesën e ‘BF’, shpall fitues Edison Memollën në Rrogozhinë

'Kutia e burgut e paligjshme'/ KAS rrëzon kërkesën e ‘BF’, shpall fitues Edison Memollën në Rrogozhinë

12:38, 06/06/2023
A+ Aa A-

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të mos përfshirë në tabelën përmbledhëse të rezultateve kutinë e burgut të Rrogozhinës që shpalli fitues kandidatin e Partisë Socialiste.

Avokati i kandidatit demokrat Shkëlqim Hoxha, Viktor Gumi ishte shprehur se nga të burgosurit që kanë marrë pjesë në votim, vetëm 6 prej tyre kishin të drejtën ligjore për të votuar, ndërkohë që në 14 maj në atë qendër kanë votuar mbi 118 të burgosur.

Me rrëzimin e kërkesës së opozitës mbetet në fuqi rezultati që shpall fitues kandidatin e PS-së, Edison Memolla.

Kujtojmë që ditën e djeshme u krye dhe rinumërimi i votave për kryetar bashkie, ku pati një ngushtim të rezultatit, por jo një përmbysje të tij.

Pas rinumërimit në KAS diferenca mes kandidatëve është 21 vota nga 30 që ka qenë më herët.

Si përfundim, pas rivlerësimit të votave të vlefshme dhe të pavlefshme, Memollaj grumbulloi 5129 vota, ndërsa Shkëlqim Hoxha i “Bashkë Fitojmë” 5108 vota.

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco