Rama shan paradite kryeministrin britanik në ‘Telegraph’, pasdite e lavdëron në ‘Financial Times’

Rama shan paradite kryeministrin britanik në ‘Telegraph’, pasdite e lavdëron në ‘Financial Times’

19:24, 05/06/2023
A+ Aa A-

Një nivel i tillë hipokrizie nuk është parë ndonjëherë në politikë.

Kryeministri shqiptar, i etur për të qenë i pranishëm në mediat ndërkombëtare, regjistroi një rekord në mediat angleze.

Paradite ishte gazeta ‘Telegraph’ që publikoi një shkrim ku Edi Rama kritikonte kryeministrin britanik, Rishi Sunak.

Gjatë intervistës për gazetën britanike, Rama kritikoi Sunak për taktikat e tij me ‘shije të hidhur’ lidhur me goditjen që po u bën emigrantëve që vijnë me gomone. Ai tha se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po e përdor dramën e emigrantëve shqiptarë për propagandë.

“Qeveria britanike nuk mund të shkëputet nga propaganda. Është e mjerë dhe me shije të keqe përdorimi i një drame për përfitime politike. Më pak se 2 përqind e totalit të mbërritjeve në Mbretërinë e Bashkuar ishin nga Shqipëria. Të vazhdosh të flasësh për shqiptarët është diçka shumë e ulët,” tha ai.

Por pasdite, Rama u shfaq duke lavdëruar kryeministrin britanik Rishi Sunak. Këtë herë ai foli për gazetën britanike ‘Financial Times’.

“Lideri shqiptar ka lavdëruar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak për mënyrën se si e ka trajtuar emigrimin përmes kanalit me anë të një bashkëpunimi praktik në vend që të shpenzojë para për ‘gjera të çmendura që nuk funksionojnë kurrë’ si paraardhësit e tij.

Edi Rama i tha Financial Times se rënia e numrit të emigrantëve që përdorin së fundmi gomonet për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar ishte e lidhur drejtpërdrejt me një grup pune të përbashkët policor, të cilin ai pa sukses ua kërkoi tre kryeministrave të mëparshëm britanikë’. Rama tha se ndryshimi në politikën britanike erdhi pasi ai vizitoi Londrën dhe u takua me Sunak në mars. “Sunak e bëri këtë gjë dhe e bëri në pak javë,” tha Rama,” shkruan gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco