Paloka: Zgjedhjet u manipuluan dhe u vodhën nga Rama! Janë të faktuara

Paloka: Zgjedhjet u manipuluan dhe u vodhën nga Rama! Janë të faktuara

17:40, 03/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe masakrën elektorale nga qeveria socialiste.

I ftuar sot në ‘Kjo Javë’, Paloka tha se nuk e njohin rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa theksoi se këto zgjedhje janë manipuluar dhe vjedhur nga Edi Rama.

Paloka: Nuk prisja rezultat të atyre përmasave, por manipulimet, blerjet dhe format që u përdorën nga Rama, i prisja. Duke rënë politikisht Rama ka shtuar dozën e manipulimit dhe blerjes së votave. Por nuk prisja të manipulonte dhe Kamzën, apo të ndodhte ajo që ndodhi në Shkodër… Të gjitha janë të faktuara dhe një pjesë e dokumenteve kanë dalë.

Ikëm të gjithë ne, erdhën të rinj? Rama nuk do t’i vjedhë më votat?

Kemi ne mundësi t’i përgjigjemi? Nëse jo, atëherë t’i hapim rrugën dikujt që e ka mundësinë t’i përgjigjet siç e kërkon ky, një diktatori që mban gjithë pushtetet.

Ne rezultatin e zgjedhjeve nuk e njohim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco