Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Aksioni i SPAK, dështimi dhe dëshmia e Rilindjes

SYRI TV/ Korrupsioni, arrestohet Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë

22:41, 02/06/2023
A+ Aa A-

Me urdhër të SPAK është arrestuar për korrupsion Joana Duro, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe një tjetër zyrtare e këtij institucioni, Laura Sheto. Sipas prokurorisë së Posaçme, mësohet se ato kanë marrë 4 milionë lekë nga një tender me vlerë 2 milionë euro. Por Joana Duro është dënuar me herët me gjobë nga KAS sepse ka përdorur faqet zyrtare të Facebook për fushatë elektorale për kandidatët socialistë.

Nga SYRI TV

Korrupsioni ka dërguar në qeli Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duron dhe  një nga zyrtarete këtij dikasteri, Laura Sheton.

Me urdhër arresti të lëshuar  nga SPAK është vënë në pranga numri dy i Ministrisë së Shëndetësisë pasi dyshohet se ka marrë 4 milionë lekë se bashku me një tjetër punonjës. Burime nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëjnë me dije se dy të arrestuarat dyshohet se kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë euro dhe këto kanë marrë si ryshfet ne xhepat e tyre 4 milionë lekë.

Ndërkohë që arrestimin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë e dha si lajm Kryeministri Edi Rama në turin e falënderimeve në Tiranë ende pa përfunduar mirë operacioni i SPAK.

Por emri i Joana Duros nuk është i panjohur në  radhët e socialistëve. Madje Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë ka qenë aktive gjatë fushatës zgjedhore.

Joana Duro është edhe pjesë e pesësesh së Sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive që u gjobitën nga KAS me kërkesë të Komisionerit të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, për lobime fushatore në mbështetetje të kandidatëve të caktuar të socialistëve për kryebashkiakë, përmes propagandës në rrjetet sociale zyrtare.Ajo është dënuar me nga KAS me 2500 lekë gjobë për shkak se ka përdorur faqet zyrtare të Facebook për fushatë elektorale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mali03/06/2023 02:53

Meqenese ky SPAK yne te keput nga ana e procedures, nos harroje te nise nje hetim se kush e nxori sekretin hetimor dhe njoftoi kryekorruptonjesin Edi Rama para "operacionit" meqe fakti eshte publik nga vete Rama ne deklarimet e tij tek perpiqej te vetlevdohej mu si muti pas shiut.

Shto koment

Denonco