VIDEO-SYRI TV/ Noka kallëzon në SPAK 3 kryebashkiakë: PD do të kallëzojë çdo kriminel elektoral

17:46, 02/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka kallëzuar këtë të premte në SPAK kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Krujës dhe Vorës për farsën elektorale të 14 majit. Në daljen për mediat Noka tha se 3 kryebashkiakët socialistë kanë blerë votat me paratë publike duke përdorur fondet e tërmetit dhe ndihmës ekonomike.  

Nga SYRI TV

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK 3 kryebashkiakët e Partisë Socialiste të cilët kanë përdorur taksat e qytetarëve për të tjetërsuar rezultatin në zgjedhjet e 14 majit.

Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Flamur Noka u shpreh se zyrtarët socialist kanë blerë votat duke përdorur fondet e tërmetit dhe ndihmës ekonomik.

Noka i bëri apel strukturës së posaçme antikorrupsion që të hetojë në lidhje me kallëzimet e dorëzuara pa u ndikuar nga qeveria socialiste.

Flamur Noka paralajmëroi se në ditët në vijim do të dorëzojë të tjera kallëzime në SPAK ndaj zyrtarëve socialist të cilët kanë shkelur ligjet gjatë procesit elektoral të 14 majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco