VIDEO/ Meta: Krimi elektoral në Kuçovë nuk mund të mbyllet pa ndëshkim

VIDEO/ Meta: Krimi elektoral në Kuçovë nuk mund të mbyllet pa ndëshkim

10:37, 01/06/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dënuar krimin elektoral të zgjedhjeve vendore të mbajtura më 14 maj.

Meta ka shpërndarë në Facebook një video, ndërsa shprehet se është provë që tregon qartë sipas tij se çfarë ndodh me fletët e votimit. Më tej shton se kjo situatë nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar.

“Krimi elektoral në KZAZ-në e Kuçovës ulëret sheshit dhe nuk mund të mbyllet pa ndëshkim. Prova më flagrante se këto s’mund të kërkohen!”, thotë më tej Meta.

Video e shpërndarë nga Ilir Meta ishte publikuar nga kandidati opozitar, Lefter Maliqi: "Krim shtetëror dhe elektoral në KZAZ -në Kuçovë. Shihni videon se si vezhguesit e Rilindjes fut fletë votimi fshehurazi tek numëruesi. Manipulim, vjedhje, braktisje e KZAZ para votimit, falsifikim firmash, kuti të dyshimta me vula e kode të ndërruara. Kamera e sigurisë e instaluar pa funksionim të duhur në të gjitha tavolinat. Braktisja e kutive nga ora 11:15 deri në 12:40 të natës para fillimit të numërimit, ku mbi 1 orë e 20 minuta u lanë në mëshirë fatit dhe keqbërësve. Bashkia Kuçovë u grabit nga narkoshteti në bashkepunim në oligarkun Salillari. S’ka kthim prapa deri në zbardhjen e së vërtetës! Vota e qytetarëve nuk mund të tjetërsohet, fallsifikohet, dëmtohet, deformohet, SPAK-u i Partisë nuk duhet të rrije në heshtje. Bashkia do ju kthehet banorëve!" shkruante ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco