‘Piranjat’ denoncuan skandalin/ Berisha: Veliaj ka kryer krim elektoral me mijëra votues shëtitës

‘Piranjat’ denoncuan skandalin/ Berisha: Veliaj ka kryer krim elektoral me mijëra votues shëtitës

12:55, 31/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi të mërkurën një tjetër mega-skandal në kuadër të farsës elektorale.

Berisha tha se janë përdorur të paktën 547 mijë zgjedhës shëtitës për të manipuluar rezultatet zgjedhore.

Sipas Berishës në zgjedhjet e fundit vetëm një drejtor i Bashkisë së Tiranës, faktuar nga emisioni investigativ “Piranjat” në SYRI TV, ka regjistruar qindra qytetarë në apartamente bosh në Tiranë për të votuar për Erion Veliajn.

Vetëm në një adresë false janë regjistruar 20 votues që nuk kanë banuar kurrë në kryeqytet, çka tregon se Erion Veliaj ka përdorur këtë krim elektoral në mijëra raste, tha kreu i opozitës Berisha gjatë një konference për shtyp.

Berisha garantoi se opozita do të identifikojë çdo votues shëtitës në çdo bashki të vendit.

“Një gjë është e sigurt, se investigimi i plotë i bërë për një adresë false në të cilën ishin të regjistruar 20 votues që nuk kishin banuar kurrë, është dëshmi flagrante, e pakundërshtueshme se Erion Veliaj, ka përdorur sipas analizës sonë, këtë proces antiligjor, antikushtetues, këtë krim elektoral në mijëra e mijëra raste të tjera.

Ndaj dhe unë në përputhje me zotimin solemn të PD të mbrojtjes së votës, kërkoj mirëkuptimin dhe durimin e qytetarëve sepse do një punë shumë voluminoze identifikimi i zgjedhësve shëtitës për çdo bashki dhe ne do e bëjmë atë dhe do e paraqesim.

Manovra me listat e zgjedhësve është bërë së pari me përjashtimin e mbi 180 mijë zgjedhësve. Zinxhiri mund të shkojë deri në 200 mijë.

Në farsën e turpshme elektorale maj 2023 u përdorën fantazmat e zgjedhësve shëtitës apo zgjedhës që votonin në dy apo qendra votimi.

Ne do i shkojmë gjer në fund kësaj batërdie, kësaj farse të shëmtuar elektorale,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco