Kurti mbërrin në Bratislavë/ Vuçiç refuzoi dje forumin e rëndësishëm

Kurti mbërrin në Bratislavë/ Vuçiç refuzoi dje forumin e rëndësishëm

11:12, 31/05/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjendet në Bratislavë, ku po zhvillon punimet një forum për sigurinë.

Pamjet e tij në rrjetet sociale i publikoi Instituti sllovak, GLOBSEC, i cili po organizon forumin.

Burime të Bashkimit Evropian e përmendën të martën Bratislavën si vendtakim të mundshëm të Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe thanë se janë duke punuar në këtë drejtim.

Të dy liderët ishin të ftuar në forumin e sigursië. Nga Qeveria e Kurtit thanë fillimisht se kryeministri e ka shtyrë pjesëmarrjen, për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës.

Vuçiq, megjithatë, tha se nuk do të shkojë në Bratislavë, sepse, siç u shpreh, “është më e rëndësishme të jem me popullin tim”.

REL-i po përpiqet të marrë informacione nga zyrtarët evropianë nëse takimi Kurti-Vuçiç në Bratisllavë ka ende gjasa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco